Albana Vokshi padit në KQZ ministren Manastirliu për shkelje gjatë fushatës

SINK VOKSHI INCENERATORET frame 1704 1100x620

Kandidatja për deputete e PD-së, Albana Vokshi ka paditur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për shkelje të ligjit elektoral.

Sipas ish-deputetes demokrate, Manastirliu ka hapur 2 zyra elektorale pranë qendrave të votimit, gjë që ndalohet nga Kodi Zgjedhor.

“Kandidatja e PS ka hapur të paktën 2 zyra elektorale shumë pranë objekteve të përcaktuar si qendra votimi. Albana Vokshi ishte te shkolla “Jeronim de Rada”, ku pak hapa më tej Ogerta Manastirliu ka hapur një zyrë. Kodi zgjedhor e ndalon hapjen e zyrave elektorale deri në 300 metra nga qendrat e votimit. Të njëjtën gjë, Ministrja e Shëndetësisë ka bërë edhe te Kopshti 3”, shkruhet në njoftimin e PD-së.