Balluku: Kontrollorët e trafikut ajror kanë marrë peng Shqipërinë, ata që ndjejnë përgjegjësi të kthehen në detyrë

balluku 1 1100x620

Ministrja e Infrastrukturës dhe Transporteve Belinda Balluku ka akuzuar kontrollorët e aeroportit Nënë Tereza se kanë marrë peng Shqipërinë me grevën sipas saj të paligjshme dhe e ndikuar politikisht, duke bllokuar fluturimet. Balluku u bëri thirrje të gjithë kontrollorëve të trafikut ajror që ndjenë përgjegjësi të kthehen në detyrë ndërsa të tjerët sipas saj kanë humbur besimin dhe mund të ndërmarrin aksione të tjera të rrezikshme.

“Jeni të lutur ju që nuk jeni pjesë e mashave të politikës të qëndroni dhe deklaroni që jeni të aftë për punë, të hyni e dilni në ndërtesë në respekt të punës. Të gjithë të tjerët që nuk ofrojnë shërbim por rrinë në karrige, detyra është braktisur para 3 mln shqiptarëve. U keni kyçur derën e e vetme që është kontakti i shqiptarëve me botën. Nuk keni vënë as tabelën kthehem shpejt. Ky që keni bërë ju sot, e kthyet në dyan nga institucioni më i nderuar. 5 masha të politikës e kthyet Albkontrollin në dyqan lagjeje që ul qepenin kur të dojë. E bëtë sot institucionin më të rëndësishëm dyqan me tra e qepenë dhe nuk i vutë asnjë tabelë. Të gjithë kontrollorët e trafikut ajror që ndjejnë përgjegjësi të kthehen në detyrë. Ata që kanë vendosur ta mbyllin dyqanin më vjen keq ky nuk është një dyqan. Është humbur besimi ndaj disave prej jush dhe nga ky moment mund të kryeni aksione të tjera më të rrezikshme. Ndërtesa do të merret nga në ruajtje nga Forcat e Armatosura dhe do të ruajë ndërtesën”.

Balluku thekson se në bazë të Kodit të Punës greva e tyre është e paligjshme në një kohë që sot pritej një tjetër furnizim me vaksinat.

“Kemi situatë të jashtëzakonshme, kontrollorë po bëjnë grevë të palgjshme pasi në Kodin e punës është e shkruar qartë që ndalohen grevat për sektorët sensitivë. Ka nisur që dje kjo tratativë e kontrollorëve për të kërkuar më shumë para në kohë pandemie. Në rast se nuk u plotësohet kushti nga paga që kanë 2400 dollarë në rast se nuk u ofrohen 4400 dollarë atëherë kontrollorët marrin peng Republikën e Shqipërisë, vendosin të bllokojnë  të gjithë lëvizjet ajrore në Republikën e Shqipërisë. Sot ishte planifikuar një furnizim për vaksinat por nuk do vijnë dot se kontrollorët nuk duan që ju të vaksinoheni. Edhe ata që kanë vdekur jashtë vendit nuk do munden të varrosen se duhet të paguajnë haraçin dhe të japim 4400 dollarë”.

Sipas Ballukut braktisje e vendit të punës ëhstë kur nuk u shërben qytetarëve dhe këtë e panë të gjithë shqiptarët. Ministrja theksoi se trafiku ajro në kohë pandemi ka rënë me 57% dhe pagat e tyre janë ekstravagante krahasuar me pagat e administratës.

“Për shkak të pandemisë kemi 57% rënie të rafikut ajror më pak se gjysma dhe kompania e cila për kontrollorët nuk i ka rënë në qafë buxhetit të shtetit por me financat e kompanive ajrore dhe me ato para bëhen edhe investime. 40% e kostove operacionale vijnë vetëm për mbulimin e pagave ekstravagante që ka në këtë kompani dhe ajnë të pakrahasueshme pagat e administratës që janë 350 mijë leke të vjetra financieri dhe 2490 dollarë kontrollorët e trafikut ajror. E meritojnë por deri sot që vendosën të vënë tra dhe ta kthejnë në pronë private. Nuk janë të gjithë kontrollorët tregtarë, janë burra e gra të nderuara që kontribuojnë, një pjesë  e tyre është kapur nga politika kanë futur duart mjeshtrat e politikës dhe e bënë plaçkë, një çetë ka marrë dhe e ka bërë plaçkë. Ata që kishin turnin qëndrojnë brenda ndërtesës që mos t’i quhet braktisje e vendit të punës. Braktisjen e vendit tuaj të punës është dëshmitar e gjithë Shqipëria që ju keni braktisur punën dhe nuk do t’ju ndihmojë askush për këtë braktisje të paligjshme të detyrës. Fakti që jeni në detyrë nuk do thotë që jeni në punë. Për sa kohë është mbyllur aeroporti i Rinasit ju nuk lejoni kalime në Republikën e Shqipërisë qe keni braktisur detyrën dhe e pavlefshme që qëndroni brenda ndërtesës”.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 238 raste të reja dhe 7 humbje jete
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 238 raste të reja dhe 7 humbje jete
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 238 raste të reja dhe 7 humbje jete