Bilanci italian, dyfishohen rastet, numri më i lartë i viktimave nga janari

COVID itali 1100x620

Pas disa ditëve ku mbizotëronte një farë optimizmi, bilanci italian sheh sërish rritje në numër infektimesh por veçanërisht ato të viktimave, më të lartin nga muaji janar, i ndikuar edhe nga vdekje të ndodhura në ditët e kaluara në rajone veriore, që nuk janë raportuar për shkak të pashkëve.  

Autoritetet kanë raportuar 13.708 raste pozitive, pothuajse një dyfishim nga dita e djeshme kur ishin 7767.  Viktimat u rritën ndjeshëm duke shkuar në 627, nga 421 të 24 orëve më parë.

Numri i madh i testimeve, me shumë se 340 mijë, ka bërë që të ulet gjithsesi niveli i pozitivitetit në 4% .

Lombardia me 2569 rikthehet si rajoni më i goditur italian, edhe pse mendohet se kapacitetet spitalore të mjaftueshme do t’i mundësojnë të ulë masat shtrënguese dhe të rikthehet në “zonë portokalli”.