Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Bilanci tragjik i pandemisë, Brazili shënon mbi 4 mijë viktima në 24 orë nga Covid-19

Nga A2 CNN
7 Prill 2021, 09:49 | Bota
Bilanci tragjik i pandemisë, Brazili shënon mbi 4 mijë viktima

Brazili raportoi bilancin ditor më tragjik që prej nisjes së pandemisë koronavirus: mbi 4 mijë persona humbën jetën vetëm në 24 orët e fundit, teksa një variant që përhapet më shpejt po nxit shtimin e të infektuarve.

Spitalet janë të tejmbushura, me pacientë që vdesin në pritje për trajtimin e nevojshëm në disa qytete. Nga situata e rënduar, sistemi shëndetësor është pranë kolapsit në pjesë më të madhe të vendit.

“Brazili është epiqendra e pandemisë COVID-19 globalisht dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë e di këtë. Parashikimet nga disa institute epidemiologjike tregojnë se, ndoshta para 1 korrikut, Brazili do të kapërcejë shifrën e 500 mijë vdekjeve nga Covid-19, duke iu afruar shpejt numrit të përgjithshëm të vdekjeve të Shteteve të Bashkuara, vendi që ka numrin më të lartë absolut të jetëve të humbura”, shprehet infektologu Alexande Naime.

Pavarësisht situatës alarmante, presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, vijon të kundërshtojë izolimin e përgjithshëm për të frenuar përhapjen e Covid-19. Ai thotë se dëmi ndaj ekonomisë do të ishte më i rëndë se sa efektet e virusit te njerëzit. Madje ka tentuar që të zbusë disa nga kufizimet e vendosura nga autoritetet lokale. Arsyetimi i presidentit ishte se masat e ashpra sjellin obezitet dhe depresion. Por, nuk tregoi prova konkrete për këtë pretendim.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli