Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Bllokimi i fluturimeve, Meta nga Vlora: Rama t’i thërrasë mendjes. I ftoj të zgjidhim situatën

Nga A2 CNN
7 Prill 2021, 20:14 | Politikë
Bllokimi i fluturimeve, Meta nga Vlora: Rama t’i thërrasë

Një ngjarje të rëndë që nuk duhet të ndodhte kurrsesi si nga qeveria dhe nga kontrollorët se cenon seriozisht jo vetëm detyrimet e shtetit ndaj qytetarëve vendas e të huaj, por edhe sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare. Kështu e konsideron presidenti Ilir Meta bllokimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit për shkak të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror. Në një konferencë për shtyp nga Vlora, ku ironizoi edhe aeroportin e Vlorës, ai tha se kjo situatë ishte paralajmëruar pas shqetësimeve të ngritura nga kontrollorët prej muajsh, për të cilat kishte pritur në takim një përfaqësi të tyre.

“Avioni i presidentit nuk e gjeti dot portin e Vlorës por u ul tek aeroporti i Orikumit. Ne jemi vend i NATO-s dhe kemi detyrimet tona dhe është mesazh i gabuar nga të dy palët. Prej muajsh sindikata e kontrollorëve ka ngritur pretendimet e saj jo vetëm ndaj ministrisë e autoriteteve dhe ndaj partnerëve tanë e institucioneve europiane dhe për fat të keq nuk ka patur asnjë dialog mes përfaqësuesve të ministrisë dhe autoriteteve zyrtare për këtë çështje. Unë jam njoftuar disa herë dhe kam kërkuar sqarim dhe duke parë problematikën pa zgjidhje dhe duke dashur t’i dëgjoj këta përfaqësues në 31 mars prita një përfaqësi të tyre ata nënvizoni  faktin se të drejtat e tyre ishin cenuar në bazë të kontratave të tyre që janë të standardeve europiane dhe kundërshtonin pezullimin e të drejtave të fituara për një periudhë të pacaktuar për 10 muaj nuk kishin marrë asnjë përgjigje dhe askush nuk kishte treguar përgjegjshmëri. I jemi drejtuar shkresërisht kryeministrit, ministres Balluku, Albkontrollit, Autoritetit të Aviacionit Civil, duke vënë në dijeni  dhe partnerët eruopianë që kjo situatë duhet parë me vëmendje se  mund të cenojë sigurinë ajrore të Shqipërisë, sidomos në kushtet ku përveç gjithë arsyeve të tjera të përditshmërisë por edhe se do nisë stërvitja e përbashkët Defender dhe pritet që trafiku ajror të rritet ndjeshëm”.

Meta thekson se i ka kërkuar qeverisë dhe organeve përgjegjëse që t’i japë zgjidhje duke iu referuar praktikave të vendeve fqinje dhe u ka bërë thirrje kontrollorëve që të vazhdojnë detyrën me përgjegjshmëri të lartë. Sipas tij ministrja nuk u angazhua për të gjetur zgjidhje por shantazhoi duke shkarkuar disa prej tyre.

“I kam bërë thirrje të vijojnë detyrën me përgjegjshmëri të lartë se është çështje jetike e madhore e sigurisë kombëtare dhe detyrimeve tona si vend anëtar i NATO-s. U kam thënë që duhet garantohet cilësia u kam thënë do vazhdoni punën se do përpiqemi të gjejmë zgjidhje që të bëni çdo gjë të kalojmë këtë situatë të vështirë dhe më pas do rifitoni të drejtat. U kam kërkuar organeve dhe qeverisë që t’i japë zgjidhje dhe duke iu referuar praktikave më të mira të vendeve fqinje. Qeveria shqiptare dhe organet drejtuese kanë thënë se duhen vlerësuar me kujdes ndërkohë që presidenti më 2 prill kërkoi marrjen e masave për zgjidhjen e situatës ministrja nuk angazhohet për ta zgjidhur situatën për dialog, por angazhohet për të shantazhuar më tej duke shkarkuar disa prej tyre. Mbas nisjes së shkarkimeve kanë filluar edhe largimet në masë nga puna”.

Presidenti kërkon nga ministrja që pse nuk e gjeti kohën për këtë çështje të sigurisë kombëtare, ndërkohë që letrat për koncesionin e aeroportit i bëri për një ditë.

“Kam një pyetje për ministren e Transportit që sot provokoi dhe akuzoi presidentin. Si shpjegohet për një çështje të sigurisë kombëtare nuk gjete kohën të takohesh me kontrollorët që janë të trajnuar për mbi 20 vite nga shteti shqiptar mbi këtë çështje dhe si shpjegohet që letrat për koncesionin e Rinasit i bëre për një ditë kur në procedurë normale bëheshin për 6 muaj dhe një vit? .

Duke shprehur keqardhjen për veprimin  e kontrollorëve, kreu i shtetit i bëri thirrje kryeministrit që t’i thërrasë mendjes dhe të mos bëjë lojëra në një moment të tillë. Ai e konsideroi këtë një provokim të qëllimshëm për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa ftoi Ramën, Ballukun, sindikatën dhe përfaqësues diplomatikë në vend për t’i dhënë zgjidhje situatës.

“Në këtë moment delikat dua të shpreh keqardhjen time për veprimin e kontrollorëve qoftë të atyre që janë provokuar e larguar nga puna në shenjë revolte. I bëj thirrje kryeministrit t’i thërrasë mendjes se nuk mund të bëhen lojëra të tilla në një moment të tillë dhe nuk jemi në Amerikën Latine të para disa dekadave, prandaj unë nuk e humbas durimin dhe nuk shqetësohem nga provokimet e qëllimshme që bëhen të cilat kanë një problem, zgjedhjet pluraliste që një mendje e marrë përjeton për zgjedhjet e 25 prillit të cilat do bëhen. Ftoj kryeministrin e ministren, sindikatën të bëjmë takime të afërta dhe përfaqësues të vendeve të NATO-s dhe SHBA, Britania e Be dhe të institucioneve europiane të kontrollit ajror ndaj të cilave kemi detyrime se mund të merren masa që na penalizojnë si vend që të zhvillojnë një bisedë dhe t’i japin një zgjidhje të arsyeshme kësaj situate. Për ato arsye që i dimë të pasojave që vijnë nga pandemia do të jem i detyruar të jem realist, zgjidhje të ngjashme me Kosovën e vende të rajonit ne duhet të japim që siguria e qytetarëve tanë të mos cenohet dhe siguria kombëtare mos cenohet dhe detyrimet ndërkombëtare të plotësohen me përgjegjshmëri maksimale. Gjithë ky tension është artificial është marrëzi”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë