Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Britania e Madhe ndalon përdorimin e vaksinës AstraZeneca nën 30 vjeç

Nga A2 CNN
7 Prill 2021, 17:25 | Bota
Britania e Madhe ndalon përdorimin e vaksinës AstraZeneca nën 30

“Përfitimet i tejkalojnë rreziqet”, është qëndrimi zyrtar më i fundit. Megjithatë EMA saktësoi se ka zbuluar një lidhje mes rasteve me mpiksje gjaku pas marrjes së vaksinës, edhe pse ato ishin mjaft të rralla. Por nuk janë identifikuar faktor për rreziqe specifike dhe produkti i AstraZeneca-s u përcaktua “shumë efikas në shmangien e shtrimeve në spitale për koronavirus.

Emer Cooke, drejtoreshë ekzekutive EEMA: “Komiteti i sigurisë, pas një analize të thellë, doli në konkluzionin se rastet e raportuara me mpiksje të pazakontë të gjakut pas vaksinimit me AstraZeneca duhet të listohet si efekt i mundshëm anësor”.

Agjencia Europiane e Barnave bëri me dije se shumica e rasteve të raportuara me trombozë ka ndodhur te gra nën moshën 60 vjeç, deri në 2 javë pas marrjes së vaksinës. Edhe ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për sigurinë e vaksinave do të bëjnë një vlerësim shtesë lidhur me dyshimet për lidhjen mes rasteve me trombozë dhe vaksinimit me dozat e AstraZeneca.

Ndërsa rregullatori britanik ka rekomanduar që personat nën 30 vjeç të marrin një tjetër vaksinë anti-covid, pasi zbuluan në fund të marsit që 79 qytetarë të vaksinuar me AstraZeneca përjetuan mpiksje gjaku, 19 prej të cilëve humbën jetën.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani