Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Dënohet me 5 vite burg Vladimir Gjuta

Nga A2 CNN
7 Prill 2021, 11:59 | Kronikë
Dënohet me 5 vite burg Vladimir Gjuta

Lëvizja me një armë zjarri pa leje me vete pranë selisë së Partisë Socialiste i kushtoi një dënim me 5 vite burg, Vladimir Gjutës. Vendimi për të është dhënë nga Gjykata e Tiranës, që e gjeti fajtor për akuzën e "mbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Gjuta njihet edhe si i dyshuari kryesor për sulmin me lëndë shpërthyese ndaj farmacisë së babait të ish-ministrit Saimir Tahiri. Ai u arrestua pranë “Sheshit të dollarit” më 10 shkurt 2020, me një armë zjarri “Makarov” dhe një sasi të madhe eurosh.

Sipas dëshmive nga vendngjarje, 5 policë dhe Gardistë u angazhuan për ta vënë në pranga, pasi dyshohej se po përpiqej të futej në godinën e PS, brenda së cilës po mbahej mbledhja e Kryesisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë