Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Fshirja e llogarive nga Facebook, reagon Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit: Akuza të rreme

Nga A2 CNN
7 Prill 2021, 11:30 | Aktualitet
Fshirja e llogarive nga Facebook, reagon Këshilli Kombëtar i

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), ka reaguar pas publikimit të raportit të Facebook, ku thuhet se janë fshirë disa llogari të MEK me të cilat sulmohej përmes informacioneve të rreme regjimi i Iranit.

“Në kundërshtim me pretendimet e diskredituara e të dyshimta, të cilat mirëpriten nga regjimi iranian dhe operativët e lobet e tij që veprojnë nën maska të ndryshme, asnjë nga llogaritë e lidhura me Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) dhe Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) nuk është mbyllur”, thuhet në reagimin e NCRI.

https://a2news.com/2021/04/07/sulmonin-iranin-nga-shqiperia-facebook-fshin-llogarite-e-muxhahedineve/

“Akuza qesharake për ekzistencën e një grupi në Shqipëri, i lidhur me PMOI/MEK, i cili bën postime provokative online, është absolutisht e rreme. Kjo akuzë krejtësisht e pabazë është sajuar fillimisht në vitin 2018 nga Javad Zarif dhe Hamid Baeidinejad, ambasadori i mullahëve në Mbretërinë e Bashkuar. Citimi i artikujve e burimeve me natyrë të dyshimtë apo të lidhura me regjimin iranian për të sulmuar Rezistencën Iraniane, është një fushatë shumë e njohur demonizimit të së cilës i mungon besueshmëria.

Facebook mund t’i kishte kontrolluar dhe mund t’i kontrollojë ende të gjitha llogaritë që supozohet se janë të lidhura me Rezistencën Iraniane dhe me zyrat e PMOI-së apo zyrat përfaqësuese të NCRI-së në Shtetet e Bashkuara dhe në kryeqytetet europiane”.

https://youtu.be/mppuRZsYU88

A2 CNN Livestream

Dita jonë