Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Greva e "Albcontrol", reagon Shoqata Evropiane e Kontrollorëve të Trafikut Ajror

Nga A2 CNN
7 Prill 2021, 19:32 | Aktualitet
Greva e "Albcontrol", reagon Shoqata Evropiane e Kontrollorëve

Shoqata Evropiane e Kontrollorëve të Trafikut Ajror (ATCEUC), në një deklaratë për shtyp bën thirrje për ndalimin e sulmeve mbi kontrollorët e trafikut ajror dhe apelon për "zgjidhje me dialog, jo me qasje totalitare".

“Në Shqipëri, pesë kontrollues të trafikut ajror (ATCO) janë pushuar nga puna sepse, për shkak të stresit të rëndë me të cilin kanë jetuar gjatë vitit të kaluar, përkeqësuar kjo nga ulja e njëanshme e pagave deri në 70%, deklaruan paaftësi të përkohshme, në përputhje me skemën e kompetencës së ATCO-s shqiptare. Pasi të pestë u pushuan nga puna, ATCO-të shqiptare u mblodhën për të diskutuar me ministrin e tyre, por ndërhyrja e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë nuk dha rezultat”, lexohet në komunikatë.


“Do të ishte mirë të mos nënvlerësohej solidariteti midis Kontrolluesve Evropian të Trafikut Ajror, kur dëshmojmë një manifestim kaq të qartë të abuzimit të pushtetit me të cilin po përballen kolegët tanë nga Polonia dhe Shqipëria”, thuhet në reagim.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani