Greva në Rinas, Policia Ushtarake pranë zyrave të “Albcontrol”. Peleshi: Aeroporti, objekt strategjik me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare

Mjete të blinduara të Policisë Ushtarake kanë shkuar pranë aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, për të siguruar godinën e “Albcontrol”.

“Aeroporti i Rinasit “Nënë Tereza” është objekt strategjik me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare. Strukturat tona të Forcave të Armatosura, si pjesë integrale e aeroportit, kanë rritur vigjilencën për të garantuar ruajtjen e perimetrit të sigurisë së aeroportit veçanërisht pas bojkotimit të punës nga kontrollorët e kompanise së aviacionit civil Albcontrol sha”, shkroi ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Fluturimet janë pezulluar deri ditën e enjte, në orën 10:00. Shkak është bërë greva e kontrollorëve të trafikut ajror.

Negociatat mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kontrollorëve dështuan më herët gjatë ditës, duke bërë që ata të merrnin vendimin për të pezulluar punën deri më 8 prill.

Edhe pse ata kërkuan që situata e tyre të mos politizohej, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta lëshuan akuza të ndërsjella, duke bërë me faj njëri-tjetrin për këtë situatë.

Ministrja Belinda Balluku deklaroi se gjithçka është në kuadër të fushatës elektorale, për të bllokuar vaksinat, që do të vinin mbrëmjen e sotme në Aeroportin e Rinas.

  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 4 humbje jete në 24 orët e fundit nga Covid-19
  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 125 raste të reja nga 1983 testime të kryera
  • LAJMI I FUNDIT | Në spitalet po trajtohen 204 pacientë, 12 në terapi intensive, 3 të intubuar
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: Që nga nisja e pandemisë kanë humbur jetën 2321 persona