Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

I dënuar në Itali për rrëmbim personi dhe pjesëmarrje në grup kriminal, kapet në Lezhë

Nga A2 CNN
7 Prill 2021, 09:20 | Kronikë
I dënuar në Itali për rrëmbim personi dhe pjesëmarrje

Arrestohet në Lezhë një 46-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, ku ishte dënuar me afro 12 burg.

Sikurse njoftohet, Ermir Lekstakaj  ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi është dënuar për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike", "Pjesëmarrje në grup kriminal ", "Plagosja", "Rrëmbim personi" dhe "Kundërshtim i punonjësit të Policisë ".

Arrestimi i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tirana, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë