Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Kim Kardashian është zyrtarisht një miliardere

Nga A2 CNN
7 Prill 2021, 09:04 | Showbiz

Kim Kardashian është zyrtarisht miliardere. Ylli i reality-showt “Keeping Up with the Kardashians” i fitoi të ardhurat nga biznesi në kozmetikë, veshjet që theksojnë linjat trupore, të ardhurat nga televizioni dhe rrjetet sociale dhe investimet, thotë Forbes.

"Kim Kardashian vlen tani 1 miliard dollarë, nga 780 milionë dollarë në tetor, falë dy bizneseve fitimprurëse KKW dhe Skims  si dhe parave nga reality show dhe marrëveshjeve të tjera", shkruan revista e biznesit për 40-vjeçaren.

Kardashian themeloi KKW Beauty në vitin 2017 dhe e reklamoi atë përmes marketingut në rrjetet sociale. Dy vite më vonë ajo themeloi Skims, linjë për veshje trupore, e cila njohu sukses të menjëhershëm.

Kim i është bashkuar kështu ish-bashkëshortit të saj Kanye West dhe 2754 personave të tjerë në klubin e miliarderëve të botës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu