Kryeministri në Përmet, Rama: Kryefjala është turizmi, do bëjmë rrugën nga Leskoviku

SINK RAMA NE PERMET frame 524 1100x620

Turizmi ishte kryefjala e takimit të kryeministrit Rama me zonjat  sipërmarrëse në Përmet.

Kreu i qeverisë premtoi rikonstruksionin e rrugës Korçë-Leskovik-Përmet, e cila sipas tij, do shtojë ndjeshëm numrin e vizitorëve. 

“Faktikisht ne e kemi vënë në vijë edhe investimin e rrugës Korçë-Leskovik–Përmet. Erdha dje nga Erseka në Leskovik dhe më pas në Përmet, ajo rrugë është një përrallë, por sigurisht që në gjendjen që është nuk fton shumë njerëz që ta kalojnë. Ndërkohë që me investimin që po bëjmë krijojmë një lidhje strategjike me qarkun e Korçës”, tha Rama.