Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Majko në "Dita jonë": Nëse fitojmë mandatin e tretë, do të detyrohemi të rishpikim veten

Nga A2 CNN
7 Prill 2021, 09:05 | Politikë
Majko në "Dita jonë": Nëse fitojmë mandatin e

“Nëse e fitojmë mandatin e tretë dhe jam i bindur që jemi shumë afër, do të jemi të detyruar të rishpikim veten. Kjo ka të bëjë me administrimin, me problematikat. Në Shqipëri, qeverisja mbetet peng i disa zyrave që nuk kanë të bëjnë me Këshillin e Ministrave”.

Kështu u shpreh në "Dita jonë", mëngjesin e së mërkurës Pandeli Majko, kandidati i 19-të në listë i Partisë Socialiste në Tiranë për zgjedhjet e 25 prillit.

https://a2news.com/2021/04/07/pandeli-majko-nese-nuk-fitojme-do-me-ftoni-si-analist-politik-po-aplikoj-qe-tani/

Por si është të kërkosh mandatin e tretë, sipas Pandeli Majkos? “Nuk është lajm të thuash që njerëzit janë të pakënaqur pas 2 mandatesh. Pika jonë më e fortë nuk është sa të pakënaqur janë me ne, por me faktin që ne kthyem në sukses dy problemet madhore kombëtare me të cilat u ballafaquam në mandatin e dytë, tërmeti dhe pandemia. Kjo është një çështje që njerëzit kanë një reflektim. Vështirë që të ketë pasur një mandat në këto 30 vjet që të jetë përballur me këto vështirësi.

Menaxhimi i tërmetit dhe pandemisë do të flasin në favorin tonë. Nëse nuk do të kishim pandeminë dhe tërmetin, sa i përket ekonomisë, do të kishin një histori krejtësisht tjetër. Ne mund të konsiderohemi ndër vendet më të hapura të rajonit. Ka kaluar ajo situatë kur kishim 20 të vdekur në ditë, tani diskutohet, a të bën reaksion vaksina, apo jo? Nuk bëhet opozitë me të tilla gjëra”, tha Majko.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani