Pandemia në Gjermani, Merkel mbështet ashpërsimin e izolimit kombëtar

merkel 1100x620

Kancelarja Angela Merkel mbështet vendosjen e një izolimi të ashpër me kohë të shkurtër në Gjermani.

Konfirmimi erdhi nga zyra e saj, që e konsideron një masë të nevojshme për të frenuar përhapjen e lartë të Covid-19. Kjo vjen teksa Gjermania po has probleme në luftimin e valës së tretë të pandemisë mes ritmeve të ngadalta të vaksinimit.

Izolimin e ashpër po e mbështesin një sërë liderësh rajonalë, ndërsa në spitale është raportuar një shtim i pacientëve në terapitë intensive. Bisedimet për kufizimet e reja pritet të mbahen më 12 prill.

Që prej shpërthimit të pandeminë, në Gjermani janë infektuar 2.9 milionë njerëz me Covid-19, ndërsa mbi 77 mijë kanë humbur jetën.