Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Pezullimi i fluturimeve, Daci: Nuk e kuptoj pse duhet të ndërhyjë ushtria

Nga A2 CNN
7 Prill 2021, 21:52 | Aktualitet
Pezullimi i fluturimeve, Daci: Nuk e kuptoj pse duhet të ndërhyjë

Juristi Jordan Daci, në studion e A2 Business, komentoi pezullimin e fluturimeve ditën e sotme, duke theksuar se “kjo çështje nuk është më shumë ligjore sesa çështje e qeverisjes së mirë, që synon shmangien e problemeve”.

“Një qytetari nuk i intereson se kush duhet ta zgjidhë këtë problem. Greva në këtë sektor ndalohet nga Kodi i Punës. Por, deklarimi i pamundësisë për të punuar njihet ndërkombëtarisht, është e drejtë bazë. Nuk e kuptoj pse duhet të ndërhyjë ushtria. Deklarimi i një numri të madh njerëzish ngre dyshime, edhe pse me ndërhyrjen që ka bërë shteti sot, mendoj se justifikohet. Ajo që konstatoj unë si jurist është se bëhet fjalë për një ent që ka ndryshuar statutin në 2013. Ka nevojë për rishikim urgjent të statutit dhe pozitës publike të kësaj shoqërie, që nuk mund të jetë në formën e një shoqërie tregtare”, u shpreh Daci.

Eksperti për ekonominë, Bardhi Sejdarasi, nënvizoi se “nuk cenohet siguria kombëtare sepse ajo kullë kontrollohet nga SHBA, përveçse nga puna e kontrollorëve”.

“Nëse para një viti pati një vendim të bordit, është çështje që zgjidhet ligjërisht nëpërmjet Gjykatës së Punës. Kthimi i kolegëve në punë dhe kthimi i vendimit të bordit nuk kanë asnjë lidhje me protestën”, theksoi Sejdarasi.

Dritan Goxhaj, ekspert për transportin ajror, shpjegoi: “Ka mbi një vit që është ndërruar rregullorja e punës për kontrollorët. Punojnë një muaj po e një muaj jo. Pas një muaji shkëputje, kontrollorëve i duhen trajnime të reja sepse mund të shkaktojnë probleme në kthimin në punë. Është dhe çështje financiare, që shteti ka prishur kontratën e mëparshme. Nuk kemi të bëjmë me grevë nga ana ligjore. Është paaftësi e përkohshme e 65 personave. Vajtja e ushtrisë në Rinas është për spektakël”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani