Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rama: Shumë shpejt do ta rivëmë në punë aeroportin, Saliu dhe Iliri bllokuan vaksinat

Nga A2 CNN
7 Prill 2021, 16:43 | Politikë
Rama: Shumë shpejt do ta rivëmë në punë aeroportin,

Kryeministri Edi Rama komentoi edhe një herë mbi çështjen e grevës së kontrollorëve të trafikut ajror që paralizoi ditën e sotme Rinasin.

Nga Tepelena, kryeministri akuzoi rivalët politikë si autorë mbrapa grevës. “Sot duhet të mbërrinte doza e radhës e vaksinave, por u bllokua nga Berisha dhe Iliri, të cilët po bëjnë çmos për të rrëzuar dhe shtetin nëse do ishte e mundur. Shumë shpejt do ta rivëmë në punë aeroportin, plani i tyre do dështojë. Bllokimi i aeroportit në këtë moment bllokon vaksinat, kthimin në atdhe të qytetarëve që kanë halle, apo të personave që kanë humbur jetën jashtë”, ishin fjalët e tij.

Kryeministri foli edhe për pagesën e dëmshpërblimit ndaj italianit Becchetti, duke thënë se “Ilir Meta dhe Sali Berisha po shpërndajnë trakte se ne do paguajmë 110 milionë euro qytetarët. Por marifetçiu do marrë atë që nuk thuhet. Është në kërkim nga policia këtu”, përfundoi ai.

A2 CNN Livestream

Dita jonë