Stadiumi i Parisit hap dyert, por jo për tifozët

Stadiumi më i madh i Francës, i vendosur në kryeqytet dhe ku luan ndeshjet ekipi kombëtar ka hapur dyert dhe është kthyer në një nga qendrat më të mëdha të vaksinimit në vend.

Sipas autoriteteve, objektivi është që në “Stade de France” të kryhen deri në 10 mijë vaksinime në ditë.

Në këtë mënyrë, qeveria franceze synon t’i japë një shtysë fushatës së vaksinimit, duke përfituar dhe nga pushimet e shkollës.