Sulmonin Iranin nga Shqipëria, Facebook fshin llogaritë e muxhahedinëve

iranianet ne shqiperi frame 2593 1100x620 1 1100x620

Facebook ka fshirë nga platforma e vet 128 llogari, 41 faqe, 21 grupe dhe 146 llogari në Instagram, të hapura në Shqipëri, që kishin për objektiv audienca globale, përfshi Iranin. Sipas kompanisë së mediave sociale, këto llogari mirëmbaheshin nga MEK, organizata e muxhahedinëve që kundërshton regjimin e Teheranit, dhe që ka bazën e saj në Shqipëri.

“Edhe pse këto llogari nuk kishin arritur të rrisnin ndjeshëm bazën e audiencës së tyre pas disa viteve në veprim, ishin pjesë e një skeme të organizuar nga MEK”, thuhet në raportin e datës 6 prill të botuar nga Facebook. “Ata shënjestronin kryesisht Iranin dhe audiencën globale me përmbajtje që kishte si objektiv kryesor Iranin. Rrjeti ka shkelur politikat tona kundër ndërhyrjeve të huaja përmes aktivitetit të koordinuar jo autentik për llogari të një entiteti të huaj”.

Sipas Facebook, ky rrjet ka qenë kryesisht aktiv në vitin 2017, por aktiviteti është rritur ndjeshëm në vitin 2020, përmes llogarive autentike dhe false, që postonin materiale lidhur me MEK, ose komentonin në llogaritë në Facebook të mediave të mëdha, si Zëri i Amerikës, apo BBC.

Llogaritë, që administroheshin kryesisht nga Shqipëria, përdornin emrat dhe fotografitë e figurave publike të famshme iraniane dhe jo vetëm, si të poetes Forugh Farrokhzad dhe poetit spanjoll Federico Garcia Lorca. Një pjesë e madhe e llogarive kishin ndryshuar disa herë emër.

  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 4 humbje jete në 24 orët e fundit nga Covid-19
  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 125 raste të reja nga 1983 testime të kryera
  • LAJMI I FUNDIT | Në spitalet po trajtohen 204 pacientë, 12 në terapi intensive, 3 të intubuar
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: Që nga nisja e pandemisë kanë humbur jetën 2321 persona