“Takimi virtual” i zyrtarit të SHBA, Palmer: Presim zgjedhje demokratike me kandidatë të besueshëm

Gjatë takimit virtual që zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, zhvilloi me kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha, janë diskutuar kryesisht çështjet e zgjedhjeve të 25 prillit dhe marrëdhëniet mes 2 shteteve.

Ambasada amerikane  ka zbardhur disa nga pikat kryesore të këtij takimi, ku thekson se ka mbështetur plotësisht deklaratat e ambasadores Yuri Kim për kandidatët e zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri, duke thënë se ata që kandidojnë duhet të jenë të besueshëm.

Kim ka shënjestruar Tom Doshin, për të cilin ajo kërkon që të mos kandidojë pasi DASH e ka shpallur non-grata. Ndërkaq, Palmer vlerësoi progresin e reformës në drejtësi, por ka ende shumë punë për të bërë.

Për sa i përket pritshmërive të 25 prillit, ai tha se të gjithë po punojnë që të jenë të lira dhe demokratike. Sipas Palmer, nuk ka lidhje mes stërvitjes “Defender 21” të NATO dhe zgjedhjeve të 25 prillit.

Ndërkohë, për vaksinat anti-Covid, ai shtoi se SHBA-ja është e përkushtuar që të ketë vaksina në të gjithë botën, por pa ndërhyrë në çështjet e brendshme të shteteve. Zyrtari i lartë amerikan zhvilloi një komunikim online dhe me gazetarë, ku gjithashtu u trajtuan disa çështje.

  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, Sfidat për zgjedhje të lira!
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, i ftuar Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, i ftuar ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, të ftuar dhe analistët Edlira Gjoni dhe Mentor Kikia
  • LAJMI I FUNDIT | Celibashi shpjegon në “Absolut 4” mënyrën si duhet të votojmë në zgjedhje
  • LAJMI I FUNDIT | Dështimi për votën e emigrantëve, Celibashi: Procesi ishte shumë kritik
  • LAJMI I FUNDIT | Celibashi: Nuk donim të vinim në diskutim kredibilitetin e këtij procesi
  • LAJMI I FUNDIT | Dështimi për votën e emigrantëve, Celibashi: Njëra nga palët nuk do ta pranonte
  • LAJMI I FUNDIT | Blendi Klosi: Synojmë të marrim 5 mandate në qarkun e Beratit
  • LAJMI I FUNDIT | Blendi Klosi: Rikthimi i votës së majtë garanton mandatin e 5 në Berat