“Vazhdojnë avazin, fajin e ka Saliu”, Berisha reagon për grevën në Rinas: Stop censurës dhe terrorit psikologjik

berishaaa 1100x620

Edi Rama akuzoi Ilir Metën dhe Sali Berishën si dy frymëzues të grevës së punonjësve të Albcontrol në Rinas, kompanisë që menaxhon kontrollin e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Berisha ka reaguar me anë të një statusi në Facebook, ku kërkon nga Agjencia Europiane e Aviacionit Civil të nisë inspektimin e Albcontrol dhe shkaqet që çuan në grevën e punonjësve.

“Kreu i Meduzës dhe ndrikull Gryksia, në vend të negociatave me punonjësit grevistë te Albcontrollit, të cilin e kanë shkatërruar me vjedhje në tendera dhe prokurime, vazhdojnë avazin, “Fajin e ka Saliu”!

Stop censurës dhe terrorit psikologjik ndaj punonjësve në grevë. Hedh poshtë me neveri akuzat banale të kreut të Meduzës dhe ndrikull Grykësi Ballukut, me të cilat kërkojnë të mbulojnë vjedhjet dhe shpërdorimet e mëdha me financat e Albcontrollit. I bëj thirrje Agjencisë Europiane të Aviacionit Civil në të cilën Albcontroll është i anëtarësuar, të nisë me përparësi inspektimin e kësaj ndërmarrje për të gjetur shkaqet që detyruan punonjësit e saj të shpallin grevë”, shkruan Berisha.