Vranë 43-vjeçari në Selanik, 2 nga autorët arrestohen në Korçë

Untitled collage 2021 04 07T100724.375 1100x620

Policia e Korçës, në kuadër të operacionit të koduar “Radaneci 2021” ka vënë në pranga dy persona, të dyshuar si bashkautorët e një vrasje të ndodhur një vit më parë në Selanik të Greqisë.

Në fund të operacionit u vunë në pranga Orgel Xhambazi 24 vjeç dhe Medi Ganolli 32 vjeç. Këta dy shtetas dyshohet se janë bashkautorët e vrasjes me thikë në Selanik të shtetasit S.D. nga Korça, ngjarje për të cilën është arrestuar më parë nga autoritetet greke shtetasi R.T.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim.

  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 3 humbje jete në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 156 raste të reja nga 3079 testime të kryera
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: Në spitale po trajtohen 155 pacientë, 15 në terapi intensive, 4 të intubuar