ARRSH nis riparimin e autostradës Tiranë-Durrës

MB RRUGA frame 53 1100x620

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar të gjithë drejtuesit e mjeteve se aksi Tiranë-Durrës do i nënshtrohet sot riparimeve.

Deri me datë 21 prill çdokush që duhet të kalojë nga ky aks duhet të ndjekë rrugët alternative.

“Sipas planit të menaxhimit të trafikut “të rishikuar”, qarkullimi do të bëhet në një korsi të autostradës në varësi të pjesëve ku do të punohet. Për të shmangur vështirësitë, qytetarët këshillohen të ndjekin rrugët dytësore, ose rrugë të tjera alternative”, thuhet në njoftimin zyrtar në lidhje me këtë zhvillim.