Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Asistenti i postoi pa leje foton me bikini, reagon Khloe Kardashian

Nga A2 CNN
8 Prill 2021, 13:56 | Showbiz

Khloe Kardashian ka reaguar pasi një fotografi e saj me bikini u shpërnda pa leje nga një asistent. Ekipi i familjes u përpoq ta “zhdukte” atë nga internet, por me gjasa ajo do të mbetet aty edhe për një kohë të gjatë.

Nisur nga reagimet e shumta që pasuan fotografinë, Khloe vendosi të bënte një video live në Instagram për të treguar trupin.

“Hej njerëz, ky është trupi im i paedituar dhe pa filtra. Fotoja që u postua këtë javë është e bukur. Por si dikush që është përballur me kompleksin e trupit gjithë jetën, kur dikush të bën një foto në ndriçim jo të mirë dhe që nuk e tregon trupin tënd siç është realisht pasi ke punuar fort që të jetë ashtu dhe më pas ia shpërndan botës ti ke të drejtën të kërkosh që të mos shpërndahet pavarësisht se kush je”, shkruan ajo në Instagram.

Khloe tha se është përballur me komente fyese dhe paragjykuese përsa i përket trupit pothuajse gjatë gjithë jetës.

“Khloe është motra e shëndoshë. Khloe është motra e shëmtuar. Babai i saj duhet të jetë tjetër sepse ajo duket ndryshe. Mënyra e vetme që duhet të ketë humbur peshë është operacioni. Më pëlqen të vendos ndonjë filtër, ndriçimi të mirë, ndonjë modifikim, ashtu si më pëlqen të vendos make up, të bëj thonjtë, të vesh këpucë me taka dhe ta paraqes veten ashtu si dua unë. Trupi im, imazhi im dhe mënyra se si dukem dhe çfarë dua të shpërndaj është zgjedhja ime”, përfundoi ajo.

https://a2news.com/2021/04/06/asistenti-e-postoi-pa-leje-familja-kardashian-po-punon-qe-te-zhduke-nga-interneti-foton-me-bikini-te-khloes/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli