Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Bllokimi i fluturimeve, kombëtarja e futsallës nuk udhëton drejt Ukrainës

Nga A2 CNN
8 Prill 2021, 14:01 | Sporte të tjera
Bllokimi i fluturimeve, kombëtarja e futsallës nuk udhëton drejt

Bllokimi i fluturimeve ajrore, për shkak të situatës së krijuar në aeroportin “Nënë Tereza” të Tiranës, ka ndikuar edhe te Kombëtarja e futsallës.

Skuadra kuqezi, e angazhuar në kualifikuese të Europianit 2022, nuk udhëtoi drejt Ukrainës, për ndeshjen e fundit në grup. Lajmi është dhënë nga Federata e Futbollit, që saktësonte se Shqipëria e Futbollit të sallave “nuk do ta zhvillojë ndeshjen eliminatore, e programuar për t’u luajtur më 11 prill 2021 në Zaporizhia”.

Ekipi duhej të ishte nisur prej mëngjesit të kësaj të enjteje, por bllokimi i të gjitha fluturimeve në vend e bëri të pamundur diçka të tillë. Për këtë situatë janë vënë në dijeni edhe Federata e Ukrainës dhe UEFA. Pamundësia e Kombëtares për t’u paraqitur, u reflektua menjëherë nga konfederata europiane, e cila njoftoi anulimin e ndeshjes. Gjatë mesjavës, përfaqësuesja e futsallës u thye 3-0 në shtëpi nga Kroacia, skuadër që ka siguruar pjesëmarrjen në fazën finale të Europianit. Në pesë ndeshje të luajtura, skuadra e drejtuar nga trajneri Resuli ka grumbulluar 3 pikë, pas fitores përballë Danimarkës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani