Bllokimi i Rinasit, “Eurocontrol” reagon për A2: Po ndjekim situatën, nuk komentojmë hapat e autoriteteve shqiptare

Bllokimi i Rinasit “Eurocontrol” reagon për A2 1100x620

Autoriteti Europian i Kontrollit Ajror, “Eurocontrol”, ka reaguar për A2 në lidhje me bllokimin e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

“Eurocontrol” thotë se ka marrë informacion mbi situatën në Shqipëri dhe për faktin që Autoriteti i Aviacionit Civil ka njoftuar për ndalimin e fluturimeve nga ora 10:00 e datës 7 prill, deri në orën 10:00 të datës 8 prill.

“Rrjeti i Menaxherëve të “Eurocontrol” po e ndjek nga afër situatën, dhe jemi siguruar që asnjë avion me destinacion Aeroportin e Tiranës të mos niset nga zonat në përgjegjësinë tonë gjatë kësaj periudhe. Nuk mund të komentojmë hapat e marra nga autoritetet shqiptare”, thotë “Eurocontrol”.