Boateng jep lamtumirën, Ibra drejt rinovimit, klubet angleze futen në garë për Aguero-n

JEROME BOATENG Bayern Monaco 32 anni 12 milioni
JEROME BOATENG, 32 vjeç, 12 milionë

Jerome Boateng nuk rinovon dhe i jep lamtumiren Bayer. E konfirmuar nga drejtori sportiv i klubit, ndeshjen e parë të Champions League, kundër Paris Saint-Germain. 32-vjeçari ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin bavarez me një karrierë shumë të gjatë që prej vitit 2012.

Zlatan Ibrahimovic është drejt rinovimit të kontratës me klubin e Milan. Media e vetë klubit nxjerr detaje rreth kushteve të kësaj kontrate. Kontrata aktuale është rreth 7 milionë euro në sezon, por suedezi me rinovimin e tij do të përfitojë bonuse individuale nga golat dhe prezencat në fushë. Paga fikse do të jetë 6,5 milionë euro duke përfituar një bonus rreth 500 mijë euro nëse arrijnë kualifikim në Champions League.

Tashmë është bërë e ditur që Sergio Aguero në fund të këtij sezoni do të largohet nga Manchester City, por ndoshta jo jashtë Anglisë. Argjentinasi i kërkuar nga shumë klube të mëdha si Barcelona, Juventus apo PSG, së fundmi kanë bërë hapat e parë duke u futur në garë për kartonin e sulmuesit 32-vjeçar edhe Chelsea me Tottenham.