Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Çdo 17 orë, botës iu shtua një miliarder

Nga A2 CNN
8 Prill 2021, 12:06 | Bota
Çdo 17 orë, botës iu shtua një miliarder

Kina, shtoi më shumë miliarderë në listë se çdo vend tjetër globalisht, me 210 të sapoardhur. Me 698 miliarderë gjithsej, Kina është gjithsesi pas Amerikës, e cila ende kryeson me 724 miliarderë.

Gjysma e miliarderëve të rinj të Kinës e bënë pasurinë e tyre nga kompanitë prodhuese ose teknologjike, duke përfshirë miliarderen femër Kate Wang, e cila bëri pasuri marramendëse me cigare elektronike.

Sipas Forbes, pavarësisht pandemisë, një rekord prej 493 miliarderësh të rinj u bashkuan në listë vitin e kaluar ose afërsisht një miliarder i ri çdo 17 orë. India kishte numrin e tretë më të lartë të miliarderëve, me 140.

Jeff Bezos, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Amazon, mbetet personi më i pasur në botë për të katërtin vit radhazi. Pasuria e tij neto u rrit me 64 miliardë dollarë në 177 miliardë dollarë vitin e kaluar.

https://a2news.com/2021/04/07/kim-kardashian-eshte-zyrtarisht-nje-miliardere/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani