Çerekfinalet e Europa League, Roma, United e Arsenal zbresin në fushë

EUROPA LEAGUE SOT frame 253 1100x620

Champions i lë vendin Europa League sot, ndërsa luhen ndeshjet e para çerekfinale. Ajax-Roma duket në letër dueli më interesant i kësaj faze, me italianët që luajnë aktin e parë në Amsterdam.

Roma do të ketë në dispozicion sulmuesin Edin Dzeko për këtë përballje, me boshnjakun që ka arritur formën optimale fizike.

Në 8 më të mirat e Europa League janë edhe dy skuadra angleze, pretendente për trofeun. Manchester United që duhet të bëjë llogaritë ndaj Grandas në transfertë dhe Arsenal që do të presë në Londër çekët e Slavias Praga.

Bileta tjetër e gjysmëfinaleve diskutohet mes Dinamo Zagreb që eliminoi Tottenham dhe spanjollëve të Villareal.