Dëbora bllokon përkohësisht Llogaranë

Bllokohet përkohësisht qarkullimi i automjeteve në Llogara si pasojë e dëborës. Pjesa më problematike për qarkullimin është qafa e Llogarasë. Reshjet e dëborës kanë nisur mbrëmjen e kaluar.

Drejtuesit e automjeteve kanë qenë të papërgatitur pasi në këtë kohë nuk ka pasur probleme me dëborën vitet e kaluara.

Shumë mjete kanë mbetur të bllokuara në rrugë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ndërsa më pas qarkullimi është normalizuar.