Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Dimër në pranverë, Korça zbardhet nga dëbora

Nga A2 CNN
8 Prill 2021, 08:46 | Aktualitet
Dimër në pranverë, Korça zbardhet nga dëbora

Korça është “pushtuar” nga bora në muajin e dytë të pranverës. Reshjet e dendura vijojnë ende, por me intensitet të ulët.

Tashësia varion nga 5 cm në zonat fushore deri në 15 cm në pjesët malore si në rrugën e Dardhës.

Sipas të dhënave, dëbora nuk ka shkaktuar probleme me lëvizjen e automjeteve në të gjitha akset nacionale, ku po punohet me mjete borëpastruese për mirëmbajtje dimërore, pastrime e kriposje.

Ndërkohë që raportohet se në disa fshatra ka pasur edhe shkëputje të energjisë elektrike.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu