“Emergjencë civile”, Peleshi: Nuk ka asnjë kontrollor të FA të licensuar për Aviacionin Civil

8 PRILL ABSOLUT 4 P1 frame 33451 1100x620

Nuk ka asnjë kontrollor nga Forcat e Armatosura të licensuar për Aviacionin Civil. Këtë konfirmoi në studion e “Absolut 4” ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Ai tha se nuk është në dijeni se cilët janë kontrollorët, pasi ka ngarkuar ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë për të kryer sa më shpejt veprimet e duhura në këtë emergjencë civile, siç e cilësoi ai dhe për të zëvendësuar kontrollorët. Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme Peleshi theksoi se dje ka mbledhur Komitetin e Mbrojtjes Civile për këtë çështje.

“Si kryetar i Komitetit të Mbrojtjes Civile kam thirrur në orët e vona një mbledhje të këtij Komiteti ku janë anëtare edhe ministra pasi shqyrtuam situatën dhe emergjencën, ky komitet doli me një vendim që ngarkon MIE të hartojë planin për zëvendësimin e të gjithë kontrollorëve sa më shpejt  të jetë e mundur me vendas apo të huaj duke iu drejtuar edhe shteteve partnere. Ka edhe çështje teknike si licencimi apo kolaudimi i licencave të kontrollorëve të rinj. Jam i kënaur që MIE është përgjigjur në kohë të shpejtë dhe mundi të hapë sot fluturimet esenciale ushtarake humanitare e shëndetësore.  Nuk mund të them se cilat janë shtete partnere se është ngarkur MIE, unë ju komunikova vendimin e Komitetit të Mbrojtjes Civile që i dha detyrën MIE për të kryer veprimet të cilat po kryhen me përgjegjësi e shpejtësi. Nga nesër do të bëhen të ditura nga MIE nga cilët shtet u mundësuan”.

Sipas Peleshit është cenuar siguria e një objekti të rëndësisë së veçantë dhe kjo ka rritur vigjilencën e  qeverisë. Duke e konsideruar një Emergjencë Civile ai thotë se ka ende qytetarë që enden në aeroportet e Eurpës për shkak të mosfunksionalitetit të “Nënë Terezës”.

“Unë jam ministër i Mbrojtjes dhe kam ushtruar përgjegjësitë e këtij pozicioni kushtetues, është cenuar siguria e një objekti të rëndësisë së veçantë dhe kritike të ndërlidhje kufitare. Është në vëmendjen e FA është porta e vetme ajrore hyrëse për Republikën e Shqipërisë. Përgjegjësi për të garantuar perimetrin e këtij aeroporti me polici ushtarake. Dje kemi rritur vigjilencën dhe asgjë me tëper se kaq. Kishim dhe kemi qytetarë që po enden në aeroportet e Europës të detyruar nga mosfunksionaliteti i aeroportit “Nënë Tereza”. Kjo është një emergjencë civile”.

I pyetur nga analisti Afrim Krasniqi se akuzat e qeverisë që i dha ngjyrim politik situatës në Rinas dhe nuk takoi kontrollorët por sugjeroi shtetas të huaj, Peleshi iu përgjigj se qeveria dhe institucionet e saj nuk janë shkaku por pasoja, dhe sipas tij asnjë qeveri në botë nuk është e interesuar për kriza.

Krasniqi: Nuk është normale që qeveria të japë akuza të tilla dhe me kosto për imazhin e Shqipërisë t’i japë ngjyrim politik. Sikur Komiteti që keni mbledhur para se të kishte sugjeruar shtetas të huaj, të takonte ata kontrollorë. Kostot e qytetarëve shqiptarë do të jenë shumë më të mëdha se ata kontrollorë. Ky do ishte këndvështrim i parë nga ne që e shohim situatën larg fushatës elektorale.

Peleshi: Do ta kundërshtoja me një argument logjik. Nuk ka qeveri në botë që është e interesuar të shkaktojë kriza. Qeveria e institucionet e saj e saj nuk janë shkaku, por pasoja. Ne vuajmë pasojat e një greve. Ndërprerja e fluturimeve në të vetmin aeroport nuk mund të sjellë pasoja për qeverinë, por për qytetarët ne vuajmë pasojat e një krize janë ngritur dyshime serioze për të cilat ju mund të pyesni. Duhet të hetohet sesi rastisi kjo krizë në këtë periudhë”.

  • LAJMI I FUNDIT | Kavajë, plagosje me armë zjarri brenda zyrës elektorale të PD-së
  • LAJMI I FUNDIT | Kavajë, Lulzim Basha po i drejtohet zyrës elektorale ku ndodhi ngjarja
  • LAJMI I FUNDIT | I plagosuri, Bledi Oshtuni