Europa League, Roma befason Ajaksin, Manchester ok në Spanjë

Roma 1100x620

Çerekfinalet e Europa League nuk dhuruan shumë gola, por sigurisht emocionet nuk munguan. Rezultati më i bujshëm vjen nga fitorja e Romës në Amsterdam Arena, ku të dy ekipet kishin mungesa të mëdha, por padyshim ajo mëme peshë ishte ajo e portierëve tek Ajax.

Ekipit holandez iu desh të luante me portierin e të rinjve, dhe u pa në golin e barazimit të italianëve, pas një goditje dënimi të Pellegrinit.

Holandezët kishin dalë në avantazh me Klaassen, dhe patën disa raste veçanërisht në pjesën e dytë, por Portieri Pau Lopez u tregua deciziv, veçanërisht kur hipnotizon Tadic që gaboi një 11-metërsh.

 Në minutën e 87, mbrojtësi Ibanez gjen një goditje të fuqishmE dhe i dhuron fitoren italianëve që mund t\shohin me optimizëm ndeshjen e kthimit, dh eobjektivin e gjysmëfinalet.

Ndërkohë, në Granada, Manchester United fiton me rezultatin 0-2 me gol të Rashford në fillimin e ndeshjes dhe Bruno Fernandes në fundin e saj, dhe siguron kualifikimin.

 Arsenali ndërkohë vuan dhe befasohet në minutat shtesë nga Slavia e Pragës, që barazon golin e anglezëve të Nicholas Pepe.  

Në Zagreb, Villareali arrin një fitore ndoshta përcaktuese për kualifikimin, me golin e Gerard Moreno.