Fluks kërkesash për bileta për të vizituar kopshtin e Buckingham Palace

Vizitorët në Pallatin Buckingham do të lejohen të enden nëpër kopshtet e tij për herë të parë pa udhëzime.  Royal Collection Trust ka deklaruar se hapja tradicionale e verës e dhomave shtetërore të pallatit, e cila tërheq normalisht mijëra vetë  është anuluar edhe këtë vit për shkak të pandemisë.

Kërkesa për bileta për të vizituar kopshtin është aq e lartë sa që klientët duhet të hyjnë në një sistem të radhës në internet, ndërsa çmimi i saj do të jetë  16,50 paund për të rriturit dhe 9 paund për fëmijët.

Mijëra njerëz kanë qenë në radhë në internet për bileta për më shumë se një orë.

Vizitat, të cilat do të bëhen nga korriku deri në shtator, do t’i japin publikut mundësinë për të eksploruar tokat private prej 39 hektarësh të mbretëreshës, si dhe piknikë në lëndinë.

Territoret fillimisht u rregulluan nga Capability Broën, por peizazhi aktual daton që nga vitet 1820 kur George IV e ktheu Buckingham House në një pallat.

Sot, kjo tokë është shtëpia e një habitati të pasur dhe biodiversal, me më shumë se 1000 pemë dhe 320 lule të egra dhe barëra të ndryshëm.

Që nga viti 2000, në këtë terren është vendosur edhe Koleksioni Kombëtar i Manit.

Vizitorët do të jenë në gjendje të eksplorojnë një rrugë barishtore të gjatë 156 metra përmes kopshtit, ndërsa do të jenë të ndaluara barbekjutë, lojërat me top dhe alkooli.