Fushata elektorale në Kukës, komuniteti rom i harruar edhe nga kandidatët

Prej javësh të gjithë kandidatët për deputetë të forcave të ndryshme politike po zhvillojnë takime elektorale me qytetarë dhe kategori të ndryshme personash në Kukës.

Në periferi të qytetit verilindor, jetojnë një numër i konsiderueshëm i komunitetit rom. Ata shprehen se askush nga kandidatët për deputetë nuk është interesuar deri më tani për ta edhe pse një pjesë e mirë e tyre votojnë në Kukës.

Romët thonë se hasen çdo ditë me probleme nga më të ndryshme, por që kryesori mbetet sigurimi i jetesës së përditshme. 

Mospërfshirja e këtij komuniteti në programet e partive që kanë qeverisur apo pretendojnë të qeverisin vendin, është shkaku kryesor që ky komunitet ndër vite ndodhet në këtë gjendje, me mungesa të theksuara të të ardhurave për të përballuar jetesën dhe natyrisht me mangësira të theksuara në arsimin e fëmijeve.