Greva në Rinas, lirohet pjesa më e madhe e kontrollorëve, vetëm 3 mbeten në polici

greva rinas drejtoria e policise tirane 1100x620

Pjesa më e madhe e kontrollorëve ajrorë të shoqëruar në polici një natë më parë janë liruar nga ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Nga 24 persona në total të shoqëruar, kanë mbetur vetëm 3: Armando Fezga, kreu i Sindikatës së Kontrollorëve Ajrorë, Flora Ndreca, me pozicion pune përgjegjëse turni dhe Muhin Mezini.

Sipas avokatit të tyre, Rezart Kthupi, të gjithë kontrollorët u intervistuan dhe pasi kanë dhënë shpjegime për situatën janë lënë të lirë. Ai shtoi se nuk ka akuza të ngritura, ndërsa e quajti të pakuptimtë faktin që prokuroria ka nisur hetimet për “shpërdorim detyre”, për faktin se punonjësit e Albcontrol nuk janë pjesë e administratës publike.