Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Kina po përdor vaksinat ndaj koronavirusit për politikë, kërkon të hiqen njohjet për Tajvanin”

Nga A2 CNN
8 Prill 2021, 14:11 | Bota
“Kina po përdor vaksinat ndaj koronavirusit për politikë,

Tajvani ka ngritur akuza ndaj Pekinit se po përdor vaksinat kundër koronavirusit për të bindur Paraguain që të njohë zyrtarisht Tajvanin si pjesë të Kinës.

Paraguai është një nga 15 shtetet, i cili e njeh Tajvanin si shtet të pavarur, por në anën tjetër ndodhet në një moment të vështirë për shkak të pandemisë dhe ka nevojë urgjente për të vaksinuar popullsinë. Një valë e re infektimesh ka përfshirë Paraguain, ndërsa qeveria atje është duke u përballur me protesta masive se nuk e ka menaxhuar si duhet pandeminë.

Joseph Wu, ministri i Jashtëm i Tajvanit, tha për “France-Presse” se Kina po shfrytëzonte protestat për të bërë presion ndaj Paraguait, në mënyrë që të tërhiqte njohjen për pavarësinë e Tajvanit.

“Kina është duke treguar muskujt me anë të vaksinave, sidomos në shtetet e Amerikës Qendrore dhe Jugore”, tha Wu, i cili shtoi se oferta e Pekinit e kishte vendosur në një situatë shumë të vështirë qeverinë e presidentit Mario Abdo Benítez.

Muajin e kaluar, Kina mohoi përpjekjet për të bindur Paraguain në tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Tajvanit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë