
817 infeksione dhe 12 viktima. Ky është bilanci ditor i pandemisë së koronavirusit në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije se rastet e reja vijnë nga 5502 testime ndërsa në vend janë ende mbi 14 mijë raste aktive.
Pas shifrave të sotme, numri total i rasteve pozitive është mbi 96 mijë ndërsa ai i fataliteteve ka shkuar në 1960.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 642 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 80 132 raste.
Ndërkaq, të moshuarit mbi moshën 85-vjeçare nisën të vaksinohen sot kundër koronavirusit në Kosovë, vend ku fushata e imunizimit mbetet më e vonuara në rajon.