“Nuk shkel të drejtat e njeriut”, Gjykata e BE për vaksinimin e detyrueshëm të fëmijëve

gjyakata 1 1100x620

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut mbështeti Republikën Çeke për vaksinimin e detyrueshëm të fëmijëve.

Çështja është ngritur nga disa familje që u gjobitën pasi refuzuan vaksinimin e fëmijëve dhe për pasojë ata nuk u lejuan të shkonin në shkolla. Në vendim, gjykata e Strasburgut zbuloi se politikat e Çekisë ndërhynë tek e drejta e jetës private, por nevoja për mbrojtjen e shëndetit publik ishte më e madhe.

 Të gjitha rastet datojnë para pandemisë aktuale. Megjithatë, çështja e vaksinimit të fëmijëve është kthyer sërish në vëmendje si shkak i përhapjes së Covid-19. Ky ishte vendimi i parë i Gjykatës Europian lidhur me këtë temë.