Pandemia e koronavirusit, 15% e italianëve refuzojnë AstraZeneca

italia 1100x620

Italia duket se ka një problem me vaksinat që përveç mungesës së dozave lidhet edhe me mohimin e tyre.

Vetëm në zonën e Lombardisë, raportojnë autoritetet, mbi 15 për qind e personave që ftohen të vaksinohen, nuk kanë pranuar vaksinën e AstraZeneca, pavarësisht se edhe dje Agjencia Europiane e Barnave konfirmoi se të mirat prej saj janë më të shumta.

Në të gjithë vendin 11 milionë persona kanë marrë të paktën një dozë, ndërkohë që 3,5 milionë janë imunizuar totalisht.

Situata me pandeminë në vendin fqinj vijon të jetë e rënduar ku në ditën e fundit shifrat e vdekjeve dhe rasteve të reja pësuan një rritje të ndjeshme.