Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Parashikimi i motit: 8 prill 2021

Nga A2 CNN
8 Prill 2021, 09:30 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 8 prill 2021

Paraditja mbetet me reshje të pakta dëbore në lindje dhe juglindje, por kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë veriu dhe zonat qendrore.

Pas mesditës, reshjet largohen edhe nga zonat juglindore duke bërë që i gjithë vendi të kalojë në kushtet e motit të kthjellët.

Temperaturat do të vijojnë të ulen me 2-3 gradë gjatë mëngjesit duke lënë zonat malore në vlera negative, ndërsa më e lehtë është rënia termike gjatë mesditës kur maksimumet luhaten nga 5 në 13 gradë celsius.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi deri 60 km/h në bregdet ku dallgëzimi mbetet rreth 5 ballë. Pritet që era të dobësohet në orët e mbrëmjes.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani