Rama: Me një ditë vonesë për shkak të tentativës çmendurake, mbërrijnë 100 000 vaksina të tjera

Mbërritën pasditen e sotme, në aeroportin “Nënë Tereza”, 100 000 doza të tjera të vaksinave kundër Covid-19.

Kryeministri Edi Rama shkroi në Facebook se qeveria është “më e vendosur se kurrë për të vazhduar me ritme të larta vaksinimin masiv dhe për të garantuar një sezon turistik të lehtësuar”.

“Me një ditë vonesë për shkak të tentativës çmendurake për bllokimin e fushatës së vaksinimit dhe nxitjen e rrëmujës në prag të zgjedhjeve, mbërrijnë 100,000 vaksina të tjera anticovid.

Më të vendosur se kurrë për të vazhduar me ritme të larta vaksinimin masiv dhe për të garantuar një sezon turistik të lehtësuar e me të ardhura të larta për Shqipërinë”, lexohet në postimin e Ramës.