Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Shoqërohet në polici ish-drejtori i Aviacionit Civil, Petrit Sulaj

Nga A2 CNN
8 Prill 2021, 21:26 | Aktualitet
Shoqërohet në polici ish-drejtori i Aviacionit Civil, Petrit Sulaj

Pas ndalimit të 3 punonjësve të Albcontrol të cilët ishin pjesë e grupit të kontrollorëve që pezulluan punën duke sjellë bllokimin e fluturimeve në Rinas, në orët e mbrëmjes është shoqëruar në Polici edhe ish-drejtori i Aviacionit Civil, Petrit Sulaj. Mësohet se shoqëimi i tij  është bërë për t’i marrë një deklarim.

Tre  kontrollorët Armando Fezga, Flora Ndreca dhe Muhin Mezini, akuzohen për shpërdorim detyre. Sipas Policisë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë bërë rezervimin e dhomave në hotelin pranë aeroportit, kanë ndikuar te vartësit e tyre për të plotësuar formularin e paaftësisë së përkohshme për punë, me qëllim shmangien nga detyrimi ligjor për të ushtruar detyrën.

Me veprimet e tyre ata kanë shkaktuar pasoja të rënda në dëm të udhëtarëve dhe personit juridik, Aeroportit të Rinasit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani