“Sofagate”: Draghi akuza ndaj Erdogan, Ankaraja thërret ambasadorin italian

Incidenti i protokollit që përfshiu presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, e cila u la pa karrige nga presidenti Erdogan gjatë një takimi me dy udhëheqësit e BE në pallatin presidencial në Ankara, po rritet gjithnjë e më shumë. Pasi kryeministri italian Draghi e quajti sjelljen e presidentit turk “të papërshtatshme”, Ankaraja thirri ambasadorin italian.

Draghi përdori fjalë shumë të ashpra kundër udhëheqësit turk, duke e cilësuar edhe diktator.

“Unë absolutisht nuk jam dakord me Erdoganin, mendoj se nuk ishte një sjellje e përshtatshme. Më erdhi shumë keq për poshtërimin që Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen duhej të vuante. Me këta diktatorë, le t’i thërrasim për atë që janë gjë që është e nevojshme, megjithatë, duhet të jemi të sinqertë në shprehjen e larmisë së pikëpamjeve dhe vizioneve të shoqërisë; dhe gjithashtu duhet të jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për të siguruar interesat e vendit. Duhet të gjesh ekuilibrin e duhur “, tha kryeministri italian.

Pas këtyre deklaratave Turqia ka thirrur ambasadorin italian në Ankara, Massimo Gaiani.

“Ne dënojmë me forcë pretendimet e pakontrolluara të kryeministrit Italian Mario Draghi rreth presidentit tonë të zgjedhur Rexhep Tajip Erdogan”, tha ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu.

Ndërkohë presidenti i KE Charles Michel, duke shprehu pendesë për atë që ndodhi në Turqi,  shpjegoi pse nuk ndërhyri: “Unë nuk reagova sepse mendova se do të shkaktonte një aksident më të rëndë”.