Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Tetë muajshshe shtatzënë, fiton medaljen e artë në Taekwondo

Nga A2 CNN
8 Prill 2021, 11:04 | Sporte të tjera
Tetë muajshshe shtatzënë, fiton medaljen e artë në

Një sportiste nigeriane në muajin e tetë të shtatzanisë ka fituar një medalje të artë në Festivalin Kombëtar të Sporteve.

26-vjeçarja Aminat Idrees, fitoi çmimin e parë në kategorinë Mixed Poomsae në Taekwondo, thanë organizatorët të hënën, duke i përshkruar arritjet e saj si "frymëzuese".

Sidoqoftë, jo të gjithë e kanë parë si inspiruese pjesëmarrjen e saj në garë. Shumë njerëz komentojnë se nëna e ardhshme ka rrezikuar foshnjen dhe e kanë quajtur veprimin e saj si egoist.

"Ndjeva se nuk kishte shumë rrezik për foshnjen, kështu që vendosa ta provoj. Mjeku im, si dhe organizatorët e lojërave më certifikuan si të aftë për të marrë pjesë në sportin pa kontakt", u shpreh Idrees.

Në një deklaratë për CNN, kryetari i Festivalit Kombëtar të Sporteve, Philip Shaibu, tha se Idrees u lejua të merrte pjesë në lojëra pas ekzaminimit mjekësor.

A2 CNN Livestream

Dita jonë