Zv.ministri Xhafaj tregon pse dështuan negociatat me kontrollorët në Rinas: Me problemin u njohëm më 3 prill, u vu në rrezik siguria kombëtare

Zv.ministri i Infrastrukturës, Etjen Xhafaj, jep disa detaje nga situata e paprecedentë e krijuar në Rinas dhe nga negociatat e dështuara mes palëve.

Sipas Xhafaj, në mes të negociatave, ka pasur një ndikim politik që vuri në rrezik sigurinë kombëtare.

“Që kanë qenë të pagatshëm për të vijuar punën jemi njohur më 3 prill, kur ka pasur një ofertë-kundërofertë, se ka qenë një proces negocimi.

Ajo që ka ndodhur këto muaj është se kemi llogaritur tarifat e shërbimit, sa do të ishin të ardhurat për kompaninë. Iu është bërë një ofertë që është refuzuar në fillim. Oferta ka qenë me strata. Një ofertë nëse do ishte minimumi trafikut, një ofertë nëse do të ishte mesatar me pritshmëritë dhe një ofertë nëse do të kishim një hapje, por për këtë duhet të presim sezonin veror, ndërkohë që vaksinimi ecën. Kjo ka qenë negociata.

Ka pasur një kundërofertë nga punonjësit e Albcontrol dhe në mes të kësaj është bërë një negociatë tërësisht politike se kjo nuk është situatë normale që ne ulemi dhe diskutojmë nivelin e pagave.

Që ka një ndërhyrje politike e tregon data, mënyra si ndodhi, pra këtu nuk po i vëmë emrin një ngjyre. Po diskutojmë për sigurinë kombëtare. Dje kemi qenë të rrezikuar sepse nuk kemi pasur asnjë kullë vrojtimi të hapur. Këtu kemi të bëjmë me një situatë të precedentë për impaktin që ka”, u shpreh Xhafaj.

  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, Sfidat për zgjedhje të lira!
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, i ftuar Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, i ftuar ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, të ftuar dhe analistët Edlira Gjoni dhe Mentor Kikia
  • LAJMI I FUNDIT | Celibashi shpjegon në “Absolut 4” mënyrën si duhet të votojmë në zgjedhje
  • LAJMI I FUNDIT | Dështimi për votën e emigrantëve, Celibashi: Procesi ishte shumë kritik
  • LAJMI I FUNDIT | Celibashi: Nuk donim të vinim në diskutim kredibilitetin e këtij procesi
  • LAJMI I FUNDIT | Dështimi për votën e emigrantëve, Celibashi: Njëra nga palët nuk do ta pranonte
  • LAJMI I FUNDIT | Blendi Klosi: Synojmë të marrim 5 mandate në qarkun e Beratit
  • LAJMI I FUNDIT | Blendi Klosi: Rikthimi i votës së majtë garanton mandatin e 5 në Berat