Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Djali që kap topat godet me top lojtarin e Romës, arbitri ndëshkon… futbollistin

Nga A2 CNN
9 Prill 2021, 16:36 | Futboll

Përpjekja e Riccardo Calafiorit për të vonuar lojën në fund të ndeshjes së Europa League, mes Ajax dhe Roma, bëri që njëri prej djemve që kapin topat të nevrikoset, duke goditur me top mbrojtësin e ri të ekipit italian.

Roma po fitonte 1-2 dhe në minutën e katërt shtesë, pasi fitoi një rivënie anësore, djali i topave i dorëzoi topin lojtarit italian, i cili, pasi e mori në duar, e hodhi poshtë, duke kërkuar tjetër. Kësaj radhe, djali që kap topat ia hodhi me forcë në fytyrë.

18-vjeçari iu hakërrye, duke detyruar arbitrin që ta ndëshkojë me karton të verdhë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani