Kim Jong Un: Përballemi me një krizë historike ekonomike

Përgatituni për një krizë të vështirë. Më këtë thirrje i është drejtuar popullit të vet, udhëheqësi koreano-verior Kim Jong Un, pas paralajmërimeve se vendi përballet me mungesa të mëdha ushqimore dhe paqëndrueshmëri ekonomike.

Duke folur në një konferencë partiake, Kim e krahasoi situatën me krizën vdekjeprurëse të urisë në vitet 90. Shteti komunist ka mbyllur kufijtë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Tregtia me partnerin jetësor Kinën, ka mbetur pezull e po ashtu sanksionet ndërkombëtare lidhur me programin bërthamor e kanë vështirësuar më tej situatën.

“Kam vendosur t’i kërkoj të gjitha instancave të Partisë së Punëtorëve të Koresë së Veriut, përfshirë Komitetin Qendror dhe sekretariatet, të zhvillojmë një tjetër “marshim të mundimshëm”, për t’ia lehtësuar vështirësitë qytetatarëve tanë, qoftë edhe për pak”, u shpreh Kim Jong Un.

Termi “marshim i mundimshëm” është përdorur nga zyrtarë të Koresë së Veriut për t’iu referuar betejës së vendit gjatë krizës shkatërruese të urisë në vitet 90-të, kur rënia e bashkimit sovjetik e la Korenë e Veriut pa ndihmat jetësore.

Rreth 3 milionë njerëz vlerësohet se humbën jetën gjatë asaj periudhe. Më herët gjatë javës Kim kishte paralajmëruar se vendi përballej me situtatën më të rëndë në histori dhe me një numër të paprecedentë sfidash.

Mungesa e importeve nga Kina, ka bërë që çmimi I produkteve bazë të tilla misri, të arrijë vlerën e pagës mesatare mujore për kilogram.

Organizata për të drejtat e njeriut flasin për dhjetëra të vdekur nga uria në zonën kufitare, ndërsa ka gjithashtu mungesa punësh, pasta dhëmbësh apo baterish.