Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Kontrollorë turq e grekë në kullën e vrojtimit, rinis normalisht puna në aeroportin e Rinasit

Nga A2 CNN
9 Prill 2021, 10:26 | Aktualitet
Kontrollorë turq e grekë në kullën e vrojtimit, rinis

Sot rinisën fluturimet në aeroportin “Nene Tereza”, pas pezullimit dyditor. Kulla e vrojtimit vijon punën me kontrollorë të ardhur nga Turqia dhe specialistë grekë. Policia ndaloi tre kontrollorët shqiptarë nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Referimi i rastit është bërë fillimisht nga policia e Rinasit, pasi avionët nuk po kryenin fluturime.

Gazetari Armend Pire raporton se, që prej orës 09:05 të së premtes është nisur avioni i parë drejt Bolonjës në Itali, nga ana tjetër kanë mbërritur edhe dy avionët e parë nga Berlini dhe Mynihu. Ka pasur anulime të fluturimeve vetëm përgjatë orëve të para të mëngjesit.

Gjatë së premtes, nga aeroporti i Rinasit do të nisen 25 fluturime dhe po kaq avionë pritet të vijnë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu