Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Laborator droge në magazinën në Laç, arrestohet një person, një tjetër në kërkim

Nga A2 CNN
9 Prill 2021, 09:24 | Kronikë
Laborator droge në magazinën në Laç, arrestohet një

Policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar "Gjormë 2021", duke zbuluar një laborator për kultivimin e kanabisit në një magazinë në Laç.

Gjatë operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. H., 24 vjeç, banues në Katund i Ri, Laç, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi E. S., 41 vjeç, banues në Kurbin.

“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Fushë Gjormë, Kurbin, kishin përshtatur katin e dytë të një magazine të marrë me qira, me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike. Gjatë kontrollit të ambientit u gjetën dhe u sekuestruan 205 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në vazo.

Gjithashtu, gjatë kontrollit, në ndërtesë u konstatua një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si llamba, aspirator, filtra ajrimi etj., që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan të gjitha pajisjet që kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike, si: pajisje elektrike, llamba elektrike termale, bidonë me lëndë ushqyese për bimët narkotike. Po gjatë operacionit, në banesën e shtetasit V. H. është gjetur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri pushkë me dylbi të montuar”, bën të ditur policia.

A2 CNN Livestream

Dita jonë